Aksident në aksin rrugor Dukat-Babicë, përplasen dy automjete, përfundon në spital pasagjerja

Mësohet se një automjet tip Renault është përplasur me një tjetër automjet tip Peugeot.

VLORË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Dukat-Babicë, në rrugën e Bypass-it, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tragjasit”. Mësohet se një automjet tip Renault është përplasur me një tjetër automjet tip Peugeot.

Për pasojë pasagjerja e automjetit tip Peugeot është dëmtuar dhe ka mbetur e bllokuar brenda. Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi TNT, i cili ka bërë të mundur nxjerrjen e pasagjeres ku u dërgua në spitalin e Vlorës për mjekim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Sot, në aksin rrugor Dukat-Babicë, në rrugën e Bypass-it, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tragjasit”, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin tip “Renault”, është përplasur me automjetin tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin V. Ç., dhe me pasagjere shtetasen D. A., e cila është dëmtuar, duke mbetur e bllokuar brenda automjetit.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur shërbimi TNT i planizuar në këtë aks rrugor, të cilët në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, kanë përdorur pajisjet përkatëse për këto ndërhyrje, duke bërë të mundur nxjerrjen e shtetases së dëmtuar dhe drejtuesit të mjetit “Peugeot”, si dhe kanë dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e shërbimit mjekësor.

Pasagjerja e dëmtuar është transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.