Ruanin parcelën me kanabis duke fjetur në çadra kampingu, arrestohen tre shqiptarë në Greqi

Për pasojë fidanët me lartësi nga 50 deri në 100 cm janë shkulur dhe sekuestruar nga policia greke.

GREQI- Tre shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet greke. Mësohet se dy shqiptarë të moshave 29 dhe një 40 vjeç kishin kultivuar 958 fidanë kanabis në një zonë pyjore midis Kozanit dhe Pellës.

Bëhet me dije se tre kultivuesit përdornin çadra kampingu me qëllim që të kalonin natën pranë parcelës me kanabis. Për pasojë fidanët me lartësi nga 50 deri në 100 cm janë shkulur dhe sekuestruar nga policia greke.