Procedohet për ndotje ajri kamionisti në tunelin e Elbasanit, ja çfarë shkaktoi

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. E., 48 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Tynel”, nga kamioni i ngarkuar me materiale inerte, që ky shtetas drejtonte, kanë rënë në rrugë, disa materiale, dhe si pasojë është ndotur ajri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.