Jet ski përplaset me një shkemb, dëmtohet babai me dy vajzat

Dy vajza të mitura dhe babai i tyre janë plagosur pasi një motor deti u përplas me një shkëmb.
Mësohet se 54 vjeçari Tonin Darçaj, ishte duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski, bashkë me dy vajzat e tij 12 e 13 vjeçe, kur ndodhi ngjarja dramatike.

Policia tja se dyshohet se në një moment Tonini është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe 2 vajzat e tij.

Raportohet se që të tre janë jashtë rrezikut për jetën)

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.