Olsi Ibro, i cili ishte në kërkim për skandalin për mikrokreditë është vetëvrarë. Burime bëjnë me dije se është hedhur nga pallati.
Kjo ngjarje ndodh një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive Micro Credit Albania dhe “Final”.
Olsi Ibro ka qenë drejtues i studios ligjore ADCA, e cila ka qenë gjithashtu pjesë e skemës së mashtrimit, dhe dorëzimit të pronave të qytetarëve kredimarrës në dorë të përmbaruesve privatë. Ndërsa bashkëshortja e tij, Elda Ibro ishte administratore e Micro Credit Albania.
