Zjarri në një stan në Mbrostar/ Shpëtojnë 350 krerë bagëti, shkrumbohen mbi 10 mijë dengje bari

Vatra aktive e zjarrit në një stan në Mbrostar ka marrë përmasa më të mëdha duke shkrumbuar kështu 10 mijë dengje bari.

Teksa fatmirësisht kanë shpëtuar 350 krerë bagëti.

Sipas informacioneve, 5 zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të vënë nën kontroll situatën.

Brenda ambienteve të stanit ka qenë e parkuar edhe një makinë e cila është shkrumbuar nga flakët.