Postimi i deputetit Sula:
Qeveria që ktheu tokat e bukës në djerra.
Dy ditë më parë u takova me disa fermerë të zonës së Elbasanit dhe i pyeta: si dolët me rendimentin e grurit dhe të drithrave?
Përgjigja ishte shumë prekëse: “Vitin e kaluar dhe më parë bënim beteja që të zinim rradhën të kombanjerët që të korrnim grurin, ndërsa sivjet autokombanjat rrinin të parkuara dhe prisnin tek tuk dikë që ta thërriste për punë. Tokat e bukës po kthehen në djerra sepse nuk ja vlen”, më tha.
Vendosa të ngre këtë shqetësim sepse mbrëmë po lexoja një lajm për Kosovën ku kryeministri atje, z.Kurti kishte qenë në një arë që kishte qënë djerrë, e papërdorur me gurë dhe tani ishte kthyer në një arë që sivjet po korrej grurë. Siç e kuptoni, ndodh e kundërta që ndodh në vendin tonë. Në Shqipëri tokat e “bukës” kthehen në djerrë, ndërsa në Kosovë, djerrat kthehen në Ara për të mbjellë grurë për bukën.
Në vijim lexova deklaratën e Kryeministrit të Kosovës që thoshte se këtë vit vendi i tij nuk do ketë nevojë për import të grurit e miellit, ndërsa në Shqipëri gruri i importuar ka mbytur fermerët dhe tregun. Mielli nga Serbia ka mbytur tregun vendas.
Kosova ka dyfishin e buxhetit që ka Shqipëria për të mbështetur fermerët, Serbia edhe më shumë. Ndërkohë në Shqipëri kjo qeveri edhe paratë që Bashkimi Evropian vendos të jap për fermerët, u vjedhin zyrtarët me një grusht miqsh pranë tyre. Në këtë mënyrë në vend ti japin një mbështetje për të konkuruar edhe në tregun ndërkombëtar, kjo qeveri i merr paratë i diskriminon në treg dhe i detyron që tokat e bukës ti kthejnë në djerra dhe të largohen.
Jo vetëm për bukën por ka 1001 arsye se përse shqiptarët duhet të ngrihen në protestë kundër kësaj qeverie.
