Arrestohet ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Në pranga kanë rënë dhe bashkëpunëtori i tij, Ermal Kurtulaj i cili ka mbajtur dhe postin e koordinatorit të projektit EUSAIR që menaxhohej nga SASPAC dhe Alfred Nikolla.
Ilir Beqaj është arrestuar në lidhje me hetimet e SPAK për abuzim të fondeve të huaja në SASPAC, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik kur në krye ishte Ilir Beqaj.
Lajmi u konfirmua edhe nga SPAK dhe avokati i Beqajt, ndërkohë që prokuroria e Posacme pritet të dalë me një deklaratë lidhur me hetimet.
