Bashkia Elbasan ka shumë pak rol në ujësjellësin e qytetit me reformën që qeveria shqiptare bëri për ujësjellësat. Me krijimin e sh.a tashmë ujësjellësat e të gjithë qarkut menaxhohen nga Ministria e Energjitikës me 51% të aksioneve ndërsa bashkitë zotërojnë sipas sipërfaqes dhe popullsisë 49% të aksioneve të kësaj shoqërie. Duke mos pasur asnjë rol vendimarrës bashkia Elbasan ka larë duart me ujësjellësin duke e lënë atë tashmë pjesë të menaxhimit të një shqërie aksionere.
Edhe vendimi për rritjen e cmimit mbetet një proces formal pasi ERE është organi i fundit që mund ti japë mundësinë e rritjes sërish të cmimit të ujit të pijshëm në bashkinë Elbasan por edhe në bashki të tjera pasi rritja do të jetë zinxhir në të gjitha bashkitë.
Më poshtë në link gjeni të gjithë informacionin e nevojshëm për sh.a ujësjellës Elbasan bashkë me anëtarët e bordid dhe administratorët.
Lexoni informacione per ujesjellesin ne linkun me poshte
https://opencorporates.al/sq/nipt/m23322201v
