90+4′ Mbyllet 0-1 ndeshja. Shqipëria jashtë Euro 2024.
90+2′ Broja pranë golit të barazimit me goditjen nga brenda zonës, pret Raya.
90′ Katër minuta shtesë.
83′ Arbër Hoxha hyn nga brenda, goditja përfundon në tribuna.
81′ Jasir Asani i bën vend Ernest Muçit.
77′ Asllani me të majtën nga jashtë zone, sfera del jashtë.
71′ Ferran Torres dhe Joselu dalin te Spanja, Lamin Yamal dhe Morata në fushë.
70′ Arbër Hoxha dhe Medon Berisha në fushë, dalin Laçi dhe Bajrami.
66′ Nedim Bajrami merr karton të verdhë për protesta, në përsëritje duket faull për fantazistin tonë.
64′ Lëvizje e bukur e Brojës, Asllani pason bukur, por sulmuesi godet dhe pret Raya.
58′ I gjithë stadiumi brohoret emrin e Armando Brojës, sulmuesi merr vendin e Manaj.
52′ Ndihmësi i Sylvinhos në stol, Doriva merr karton të verdhë për protesta.
47′ Joselu me “vole” fantastike nga brenda zonës, Shqipëria me fat.
46′ Nis pjesa e dytë, Le Normand merr vendin e Laporte te Spanja. Sylvinho i beson zgjedhjeve të para.
45+1′ Mbyllet 0-1 pjesa e parë me gol të Ferran Torres.
45′ Një minutë shtesë.
45′ Kristjan Asllani tenton nga jashtë zone në mënyrë fantastike, Raya përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Rasti i parë për tanët.
43′ Spanja kualitet në sulm, prapavija kuqezi në vështirësi.
42′ Berisha, Ismajli dhe Arbër Hoxha në nxehmje.
41′ Ferran Torres provon me kokë pas një krosimi nga e majta e sulmit, topi del jashtë.
32′ Muçi, Seferi dhe Broja dalin në nxehmje.
30′ Spanja kontrollon lojën, tanët provojnë të thyejnë aksionet dhe shpresojnë te kundërsulmi.
13′ Ferran Torres kalon Spanjën në epërsi. Një vertikalizim i Olmo gjen “zbuluar” mbrojtjen kuqezi dhe sulmuesi spanjoll me të majtë e stampon topin në shtyllë dhe më pas në rrjetë. Për herë të parë në Euro 2024 Shqipëria pëson gol e para.
12′ Laporte sërish me kokë te Spanja, topi del jashtë.
12′ Merino me kokë nga brenda zonës, pret Strakosha.
10′ Tanët vendosen mirë me disa raste të rrezikshme, Spanja qarkullon topin.
2′ Manaj pretendon për prekje topi me dorë në zonën e Spanjës, gjithçka e rregullt. Vijon loja.
2′ Fillim i mirë për tanët, ushtrojmë presion në zonën e iberikëve.
1′ Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga Shqipëria. 35 mijë shqiptarë në stadium.
Formacionet zyrtare:
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.
SPANJA: David Raya; Navas, Laporte, Vivian, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Olmo; Ferran, Joselu, Oyarzabal.
Arbitër: Glenn Nyberg (Suedi)
Stadiumi i Dusseldorfit, 49 mijë vende
Renditja në Grupin B para ndeshjeve të treta:
