Kryemadhi ka bashkëpunuar me Veliajn kundër tij?! Meta: Nuk dua të futem në këtë çështje, problemi madhor i korrupsionit është Rama

Screenshot

Ai shtoi se Veliaj duhet të ishte prej katër vitesh në burg që kur mori kompetencat e këshillit bashkiak pasi ka prodhuar një dëm të madh financiar.

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar sot se SPAK kontrollohet nga njeriu i Kryeministrit Edi Rama, sipas tij, që është Engjëll Agaçi. Në një intervistë për Syri Tv, Meta ka thënë se problemi madhor këtu i korrupsionit është Rama. Ai shtoi se Veliaj duhet të ishte prej katër vitesh në burg që kur mori kompetencat e këshillit bashkiak pasi ka prodhuar një dëm të madh financiar.

Pjesë nga intervista:

Pyetja: A mundet që Veliaj dhe Kryemadhi të kenë bashkëpunuar mes tyre kundër teje?

Meta: Nuk dua të futem në këtë çështje, problemi madhor këtu i korrupsionit është Rama. Është njeriu që dërgoi Sinaloan edhe në Rumani

Pa asnjë diskutim Veliaj duhet të ishte prej katër vitesh në burg që kur mori kompetencat e këshillit bashkiak pasi ka prodhuar një dëm të madh financiar.

Agaçi është përgjegjës kryesor pasi kur kalonte akte e qeverisë dhe është njeriu kryesor i aferës së inceneratorit dhe koordinon bashëkpunimin me SPAK.