GJERMANI – Gjermania siguron kualifikimin për në fazën tjetër të Europianit pas fitores së dytë në grupe, atë përballë Hungarisë me shifrat 2-0. Pas fitores bindëse ndaj Skocisë në takimin e parë 5-1, këtë herë përbllë panzerave ishte Hungaria e cila në ndeshjen e parë u mund nga Zvicra me shifrat 3-1.
Që në minutën e 22-të Musiala zhbllokon takimin në pjesën e pare dhe 1-0, ndërkohë Hungaria tentoi të bënte dicka dhe në mbyllje të pjesës së parë shënuan golin e vetëm të ndeshjes por që u anullua pas ndërhyrjes të sistemit VAR për pozicion jashtë loje, duke mbyllur pjesën e e pare me shifrat 1-0.
Edhe pjesa e dytë filloi me të njëjti ritëm, ndërkohë që u desh minuta e 67-të kur Gyndogan të shënonte edhe golin e dytë që vulosi fatin e ndeshjes.
Pjesa e minutave të mbetura deri në përfundim të takimit nuk prodhuan asgjë dhe gjithçka u mbyll me shifrat 2-0 dhe tashmë gjermania e sheh veten në krye të Grupit me 6 pikë pas dy ndeshjeve.













