Asani çudit me këpucët e tij, që me sa duket i sjellin fat, mediat i bëjnë jehonë zgjedhjes së futbollistit shqiptar

Jasir Asani bëhej gati të gjuante një goditje dënimi ndaj Kroacisë, kur kamera u fokusua te këpucët e lojtarit kuqezi.

Mesa duket, kameramanit të Euro 2024 i ka tërhequr vëmendje dizajni i veçantë i këpucëve të Asanit, i cili ka dhuruar disa gola “perlë” për kombëtaren shqiptare.

Nëse e vini re me kujdes, këpucët e Asanit kanë dizajn personazhin e famshëm të video-lojës “Mario Bros”.

Mario, i cili zmadhohet në masë teksa konsumon kërpudhat magjike, mesa duket sjell fat për sulmuesin trupvogël të kombëtares shqiptare.