Në shtesë ishte Koseisao ai i cili shënoi golin e dytë për portugezët duke I dhënë këtë fitore me shumë vuajtje.
GJERMANI – Portugalia ka arritur një fitore shumë të vështirë përballë Republikës Çeke, me shifrat 2-1 vetëm në kohën shtesë të ndihmuar nga një autogol.
Asgjë nuk rezultoi ashtu si u duk në letër për skuadrën portugeze e cila vinte në këtë takim si pretendente. Pas një pjese parë të barabartë 0-0, në të dytën u shënuan të tre golat e takimit. Të parët që hapën serine e golave ishin pikërisht çekët në minutën e 62-të me Provod.
Presionit të shtuar të skuadrës portugeze, skuadra çeke ju përgjigj me një autogol vetëm 7 minuta nga goli që kishin shënuar për të marrë avantazhin. Hramaç ishte i pafati i atij episodi në minutën e 69-të.
Gjithçka u barazua në 1-1 por asnjëra nga skuadrat nuk ishte e kënaqur me barazimin dhe sulmet ishin të shumta nga të dyja krahët. Megjithatë në shtesë ishte Koseisao ai i cili shënoi golin e dytë për portugezët duke i dhënë këtë fitore me shumë vuajtje.













