Lulzim Basha ka vendosur t’i bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimit të Apelit që i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës.
Basha tha për gazetarët se demokratët duhet të bashkohen kundër regjimit të Edi Ramës, nën logon e PD-së, por shtoi se Berisha nuk është një zgjidhje.
Basha e quajti vendimin e Apelit të padrejtë dhe të pabazuar.
“Vendimi ishte i padrejtë dhe i pabazuar. PD nuk mund të jetë një parti anti-korrupsion, anti-SPAK, anti aleatit tonë strategjik SHBA. Është e qartë që zoti Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Edi Ramën, por është një aset për të mbajtur Ramën në pushtet. Demokratët duam t’i bashkojmë nën logon e Partisë Demokratike”, u shpreh Basha.
Basha megjithatë, shtoi se për demokratët nuk ka rëndësi ngjyra apo logo e partisë, megjithëse sipas tij, do të ishte mirë që ato të ishin vula dhe logo e PD-së.













