Pas kthimit të Vulës, PD Elbasan thirrje demokratëve për bashkim: Armiku i vetëm, Edi Rama

Ditën e sotme Partia Demokratike Dega Elbasan ka mbajtur një deklaratë për shtyp, ku qëllimi ishte ribashkimi i të gjithve demokratëve të Elbasanit.

Kryetari PD Dega Elbasan Blendi Himçi dha mesazhin e tij që cdo demokrat të kthehet ne shtepin e tij, ndonëse më parë për arsye të ndryshme kanë mbajtur qëndrime të kundërta.

Z.Himçi fton të gjithe demokratët që prej 3 vjetësh tashmë janë të ndarë, të jenë pjesë e frontit më të vështirë të këtyre 34 viteve plurarizëm, përballja më armikun e vetëm Edi Rama.

Duke pasur prioritet atëdheun dhe jo interesat personale, sot pd Elbasan shtroi dorën për bashkpunim për të ardhmen e Shqipërisë.