I akuzuar nga RAI3 për bizneset në Shqipëri/ Ish-kryeministri D’Alema filmohet duke zbritur në Tiranë

Ish kryeministri Italian Massimo D’Alema është filmuar gjatë ditës së sotme duke udhëtuar me avion në drejtim të Tiranës. Në kulmin e vëmendjes për bizneset e tij në Tiranë, pas investigimit të emisionit REPORT të RAI 3, Massimo D’Alema ka ardhur sot në Tiranë. Në pamjet e siguruara nga Piranjat.al, D’Alema në aeroport është pritur nga makina, e cila shoqëron pasagjerët për tek dalja VIP.

Ai vetëm pak ditë më parë u akuzua nga RAI3 në reportazhin për Shqipërinë se ka krijuar një kompani lobimi në Tiranë. Report ka zbuluar se përveç DL&M Advisor në Itali, i hapur në vitin 2019, D’Alema ka shtrirë interesat e tij në botën e konsulencës edhe në Shqipëri: në fakt, ai ka krijuar një kompani të quajtur A&I në Tiranë, e cila ofron konsulencë për kompanitë që duan të ndërkombëtarizohen