Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e zjarrvënies ndaj shtatë makinave në një biznes në Kamëz. I arrestuari është shtetasi me inicialet A.S 23 vjeç. Dyshohet se i riu i ka vënë flakën një makinë në parkim, ku si pasojë janë djegur disa automjete. Në kohën që 23-vjeçari ka djegur makinat ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Policia po heton se cilat ishin shkaqet që i riu ndërmori këtë veprim.
Bëjmë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Amarildo Saliu.













