Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë dhe Bashkinë Gramsh, realizuan performancën e korit A.N.A Piani Bolzano me rastin e Javës së Italisë.
Një performancë unike që zgjoi interesin e qytetarëve për kulturën Italiane, duke sjellë për ta melodi epike të Rajonit Verior të Italisë, me një repertor të pasur këngësh popullore alpine kuruar nga Associazione Nazionale degli Alpini.
Zërat harmonikë të korit dhuruan për spektatorët një portret të gjallë të muzikës, kulturës dhe traditës alpine.
