Pas denoncimit për d*hunë, Teuta Selimi rikthehet me bashkëshortin

Disa javë më parë, këngëtarja e njohur nga Kosova, Teuta Selimi denoncoi për dhunë bashkëshortin dhe vëllain e saj.

Sipas raportimeve në media, një konflikt verbal mes çiftit u përshkallëzua në dhunë fizike, kur Patriku qëlloi disa herë në kokë Teutën. Ajo denoncoi gjithashtu edhe vëllain e saj pas një debati që nisi pikërisht për denoncimin e Teutës ndaj bashkëshortit.

Por një detaj i ri u bë me dije në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Gazetari Miftar Zejnullahu u shpreh se ka mësuar nga burime të afërta me këngëtaren se çifti është rikthyer.

Njerëz pranë artistes deklarojnë që dyshja është rikthyer dhe Teuta i ka dhënë një shans tjetër bashkëshortit dhe tani janë duke jetuar së bashku.