Hansi Flick ka mbërritur në Barcelonë përpara emërimit të tij si trajner i ri i klubit katalanas.
Trajneri gjerman do të zëvendësojë Xavi Hernández, i cili drejtoi ndeshjen e tij të fundit kundër Sevillas të dielën.
Edhe vetë Barcelona ka njoftuar ardhjen e Hansi Flick, duke publikuar foton e tij në rrjetet sociale. Flick drejtoi Bayern Munich, kur Barcelona u mund 8-2. Më pas ai mori drejtimin e ekipit gjerman.













