Aksidenti në aksin Bradashesh-Elbasan, policia: Plagosen drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri

ELBASAN- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Bradashesh-Elbasan ku mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Bëhet me dije se si pasojë e përplasjes dy persona kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, automjeti me drejtues shtetasin H. D. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. H.. Nga përplasja janë dëmtuar shtetasja E. H. dhe pasagjeri i automjetit me drejtues shtetasin H. D., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Me drejtuesin e automjetit, shtetasin H. D., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupit hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.