11.8 C
Elbasan
Kryefaqe Argëtim Show-Biz U përfolën për ndarje, me veprimin e rradhës Romeo dhe Heidi na...

U përfolën për ndarje, me veprimin e rradhës Romeo dhe Heidi na konfirmojnë…

Heidi dhe Romeo janë një nga çiftet më të komentuara për momentin. Romanca e tyre nisi brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania dhe ka patur shumë komente nga banorë të shtëpisë por edhe nga publiku që i ndiqte nga jahstë.

Shumë kanë besuar në historinë e tyre dhe të tjerë nuk kanë besuar, ajo që u vu re ditën e sotme ishte se çifti nuk ndiqeshin në rrjete sociale.

Kjo gjë shtoi dyshime tek ndjekësit për një ndarje të çiftit menjëherë pas përfundimit të BBV.

Përveç kësaj ata nuk u panë të shoqëruar me njëri-tjetrin në studio pasi Romeo u largua menjëherë pas daljes së tij.

Këto aludime janë hedhur poshtë nga çifti pasi ata kanë shtuar njëri-tjetrin në rrjete sociale menjëherë pasi u përfol për ndarjen e tyre.

Epo si duket me këtë veprim HeRo na konfirmojnë që janë ende bashkë.