Protesta para bashkisë Tiranë ka nisur fuqishëm ditën e sotme. Që në nisje të protestës, qytetarët kanë hedhur koktejl molotov drejt godinës së Bashkisë.
Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik.
