Vodhi produkte në supermarkete, kapet hajduti në Elbasan.
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin S. B., 48 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 16.05.2024 dhe më datë 18.05.2024, dyshohet se ka vjedhur produkte të ndryshme, në dy supermarkete në lagjet “Dyli Haxhire” dhe “Aqif Pasha”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit.
