ANGLI – Një situatë e pazakontë është parë në një ndeshje futbolli kur një futbollist e rrëzoi arbitrin në tokë. Videoja e publikuar disa sezone më parë në një ndeshje në një ligë më të ulët në Angli, është sërish aktuale, ajo ka përfunduar në një faqe të njohur që numëron mbi katër milionë ndjekës në rrjetin social “X”.
Futbollistët e dy skuadrave vrapuan drejt topit, njëri prej tyre rrëshqiti dhe tjetri që e ndiqte me shpejtësi nuk arriti dot të ndalonte në momentin e fundit.
Ndodhi pranë gjyqtarit ndihmës, i cili pa sukses u përpoq të largohej nga linja anësore për të shmangur kontaktin. Në pamje të pare kjo përplasje u duk e rrezikshme, por për fat si futbollisti ashtu edhe arbitri u ngritën shpejt.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) May 17, 2024
