Kiara Tito zbulon pak nga portreti i të bijës

Rreth dy javë më parë, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë dhe lajmi i bukur është bërë i ditur nga vetë çifti, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Moderatorja dhe këngëtari janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Luna Mari. Ata postuan foton e parë në profilet e tyre në “Instagram”, ku shfaqeshin duart e tyre teksa mbanin dorën e vogëlushes së porsalindur.

Ndërkohë që vijon të jetë shumë e ngarkuar me rolin e saj të ri si nënë, Kiara ka vendosur që ditën e sotme të ndajë me ndjekësit e saj nëj foto të Luna Mari, duke zbuluar paksa nga portreti i së bijës.

“Mendova një dëshirë dhe ajo m’u realizua. Luna iu përshëndet”, ka shkruar mderatorja bashkangjitur postimit të saj.

Kjo fotografi ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente të shumta por njëri prej komenteve ra në sy dhe ishte ai i Luizit.

“Veç gishtat e këmbës i ka si unë të tjerat dihet…si unë prap“, shkruan Luizi në foton e postuar nga Kiara, duke shkaktuar të qeshura tek ndjekësit e moderatores.