Festim Xhafaj, efektiv policie në Vlorë është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka kryer disa vepra penale, si përndjekja, dhunë në familje dhe mosbindje të urdhërit të policisë.
Festimi ka përndjekur kolegen e tij, Viola Çukon, me të cilën ka pasur edhe një histori dashurie
Ata të dy shfaqeshin brenda makinës së policisë duke u puthur.
Pikërisht për këtë foto ata u pezulluan nga puna, por u rikthyen sërish në detyrë pas një farë kohe. Me kalimin e kohës duket se marrëdhënia e Violës me Festimin është ftohur, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak efektivit të policisë.
Ky i fundit e ka përndjekur Violën derisa ka përplasur me mjetin e tij, makinën e saj. Pas kësaj, ai është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim.













