Një tjetër trup tjetër i pajetë është gjetur para pak çastesh në lumin Buna, Shkodër.
Trupi i përket vajzës së dytë të familjes Arrazi që deri më tani rezultonte e zhdukur bashkë me nënën dhe vëllain.
Një ditë më parë në lumin Buna është gjetur trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare e cila sot është përcjellë për në banesën e fundit.
Ndërkohë që tani kërkimet vijojnë për gjetjen e nënës Alma dhe djalit 6-vjeçar.
Ka dyshime se Alma Arrazi ka ndërmarrë aktin e rëndë për shkak të dhunës e problemeve me bashkëshortin, i cili aktualisht është arrestuar.













