Dy 18-vjeçarë pa patentë shkaktojnë aksidente në Peqin dhe Belsh me tre të plagosur.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë:
-L. U., 18 vjeç, banues në Peqin, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Përparim, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin E. Sh. dhe 3 automjete të parkuara. Për pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi E. Sh. dhe pasagjerja në automjetin e tij;
-I. B., 18 vjeç, banues në fshatin Lisaj, Belsh, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën rurale “Gjinuk-Lisaj”, me motomjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin Sh. T., 61 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.













