Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Elbasanion mëngjesin e sotëm, rastin e një maceje të ngordhur. Prej tre ditësh nuk e ka larguar askush, duke u kthyer në burim infeksioni që shpërndan erë të rëndë e duke përcjellë një pamje skandaloze për turistët. Kafsha e ngordhur ndodhet pranë mureve të kalasë në hapësirën e gjelbër.
Denoncimi i qytetarit: Përshëndetje Elbasanion! Prej 3 ditësh ka ngordhur një mace te kalaja, afër 1 Majit dhe askush s’e largon. Ka nisur të dekompozohet dhe mban erë shumë të rëndë. Aty pranë kalojnë edhe turistët që po terrorizohen nga era e rëndë. Ju lutem publikojeni që të merren masa! Faleminderit!
