Partizani thyen sërish Tiranën, fitore në shtesë

Tirana ka humbur 1-2 sfidën me Partizanin në derbin e kryeqytetit në “Air Albania”. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për raundin e 33-të në Superligën e futbollit.

Prej shtatë ndeshjesh, Tirana nuk ia del të marrë një fitore kundër “Demave të Kuq”

Statistikat tregojnë pesë fitore për Partizanin dhe dy barazime, ndërsa Tirana për momentin është jashtë garës për titullin kampion.

Ishte Maguette njeriu i ndeshjes, duke shënuar një dopietë, ndërsa Abazaj shënoi te bardheblutë duke barazuar përkohësisht.