Bashkia Elbasan ka tre nënkryetarë Aulona Bylykbashi, Armand Shehu dhe Asim Sula.
Duke qenë se është më i riu në administratën vendore po e nisim me Asim Sulën. Në fakt për të në faqen e bashkisë nuk ka asnjë jetëshkrim nga vjen dhe çfarë studimesh ka kryer por nga informacionet e mëparshme, ai ka punuar një kohë të gjatë me biznesin, në shoqëri civile duke drejtuar vitet e fundit edhe një shoqatë të prodhuesve dhe duke krijuar edhe një kooperativë në Shirgjan të Elbasanit.
Më poshtë do të ndiqni edhe kompetencat e tij në vendimin e firmosur nga kryetari i bashkisë Gledian Llatja duke klikuar në link
Zv.Kryetar-Asim-Sula-pergjegjesi-dhe-kompetenca















