Ilir Meta i thotë kategorikisht ‘jo’ arratisjes nëse SPAK do të lëshojë urdhër arrest për të.
I pyetur në Report Tv, Meta tha se nuk do arratiset, por është gati t’i bëjë gjyqin çdo strukture që sipas tij do veprojë në mënyrë kriminale.
“Të arratiset Ilir Meta nga e vërteta kurrë në botë. Meta është gati ti bëjë gjyqin SPAK dhe çdo strukture tjetër që do veprojë në mënyrë kriminale këtu dhe kudo tjetër. Të jesh e sigurt për këtë gjë. Kam treguar respekt maksimal ndaj drejtësisë. Kur shoh që nuk ka reflektim dhe përdorimit ekstrem të SPAK nga shefi i tij Don Agaçio, e keni tani serinë e dytë të Rai3…”, tha Meta.
Meta tha se ndërkombëtarët kanë tentuar që ta intimidojnë.
“Sa i takon ndërkombëtarëve nuk i ngatërroj kam respekt për ta. E dimë që Rama ushtron trysni ndaj ndërkombëtarëve për ti intimiduar. E pamë se çfarë ndodh edhe me Rai3 ku ai bën presioni dhe u skandalizua dhe Italia.
Nuk ekziston asnjë ndërkombëtar në botë që mund të intimidojë mua për të thënë gjëra të vërteta e për të mbrojtur sovranitetin e popullit tim. Ka pasur në të kaluarën raste për të më intimiduar, por janë ndjerë të kërcënuar kur e kanë bërë këtë përpjekje sepse ua kam thënë të vërtetat ballazi”, shtoi Meta.
Ndërkaq Meta tha se do të shqetësohej vetëm po të shpallej non grata nga Klubi i Celtic.
“Po të më shpallë klubi skocez Celtic non grata do ndihesha i shqetësuar sepse është frymëzim i madh për mua dhe sigurisht që do ndihesha jo shumë i lumtur. Nuk di që në Shqipëri SHBA të ketë pasur ndonjë përfaqësues më të denjë se ilir meta në këto 30 vite dhe pa pagesë, sepse e kam bërë për raportet e Shqipërisë me SHBA dhe i kam mbrojtur këto raporte nga skandale.”













