TMERRI i 17-vjeçares / U largua nga lufta dhe përfundoi në dorë të trafikantëve që e përd*hunuan, i përfshirë dhe një shqiptar

Një shqiptar është shpallur në kërkim nga policia italiane, pas zbardhjes së një rasti të rëndë rrëmbimi dhe përdhunimi.

Mësohet se shqiptari akuzohet si bashkëpunëtor në rastin e rrëmbimit të një 17-vjeçareje siriane, së bashku me një pakistanez dhe një afgan. Këta të fundit ndërkohë, janë arrestuar.

Ngjarja u zbulua vitin e kaluar, kur e mitura u gjet e braktisur në një pikë karburanti në Lodi të Italisë. Ajo i rrëfeu policisë kalvarin e vuajtjeve, teksa tregoi se për shkak të luftës ishte larguar nga Siria drejt Turqisë, e më pas, pas tërmetit shkatërrues të shkurtit 2023 adoleshentja emigroi në Itali.

17-vjeçarja iku nga Siria së bashku me familjen e saj, e cila pas largimit nga Turqia është nisur drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Gjatë rrugëtimit për në Gjermani, vajza me babanë, nënën, gjyshen dhe vëllain përfundoi në duart e trafikantëve që ndanin gratë nga burrat në Slloveni. Gratë u braktisën në një shtëpi ferme në Reggio Emilia, ndërsa burrat në autostradën afër Udines.

Më pas 17-vjeçarja u dërgua diku tjetër dhe familjarët e saj u detyruan të paguanin një shpërblim për lirimin e saj.

Gjatë asaj periudhe, ajo është përdhunuar dhe dhunuar, duke përfshirë edhe një thyerje të krahut. Më 30 maj, vajza u gjet në Lodi nga një punonjëse karburanti dhe më pas nisën hetimet. Policia e koordinuar nga Prokuroria e Lodit dhe Prokuroria pranë Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Bolonjës, arrestuan dy të huajt. Gjithashtu u gjetën edhe dy mjetet tip Mercedes që përdorur për të çuar familjen në Itali.

Njëri nga të arrestuarit u kap në Kroaci, tjetri u ndalua në Modena gjatë një kontrolli.