Dokumentari i BIRN/ Cilat ishin mesazhet që u përcollën tek të rinjte e Elbasanit?

Screenshot

“Trup më trup” ishte dokumentari i shfaqur në sallën e Qendrës Rinore në Elbasan, të realizuar nga BIRN Shqipëri nëpërmjet producentit të njohur Elton Baxhaku.
Një dokumentar që jep të gjitha anët e dhunës fizike, seksuale dhe psikologjike në përmasat e saj on dhe ofline duke përcjellë mesazhe të forta nga ekspertë dhe dëshmi reale në lidhje me dhunën seksuale, dhunën për shkak të gjinisë dhe dhunën në familje si pjesë e realitetit shqiptar.

Falë bashkëpunimit me shkollën Araniti dhe shkollën Nikola Koperniku, të rinjve iu dha mundësia që të ndjekin dokumentarin që është shfaqur muajin e fundit në të gjithë Shqipërinë.

Screenshot

Gjithashtu morën pjesë nxënës nga shkollat Mahir Domi e Dhaskal Todri, pjesë e klubit të aktivizmit si dhe të rinj nga viti I dytë të gjimnazit Ahmet Dakli.

Ekspertët më të mirë të fushës, figura të njohura dhe dëshmi rrënqethëse erdhën me profesionalizëm nëpërmjet këtij dokumentari që mbajti të lidhur me ekranin për 49 minuta të rinjtë e Elbasanit.

Ata morën mesazhe të forta nga ky dokumentar si një formë ndërgjegjësimi për rolin e gruas
“Dokumentari përcolli mesazhe shumë të rëndësishme për femrën dhe mbrojtjen e të drejtave të saj, se sa të vështirë e ka përballjen me gjithë paragjykimet dhe sfidat që has ajo”- u shpreh një nxënëse.

Screenshot

Ndërkohë Irma Gjozi, psikologe, thotë se dokumentari ishte një prodhim mjaft interesant për një temë që kërkon vëmendje dhe mjaft sensibilizim.

“Sensibilizimi u transmetua shumë bukur në këtë dokumentar. Ajo që do të doja unë dhe që do ishte shumë me përfitim për adoleshentin është që prindi ta dëgjonte dhe këshillonte për ato fraza që u shfaqën këtu e që i ngacmuan veshin”- u shpreh ajo.