Kanë rezultuar të dyja ndeshjet me përmbysje, takimet e kthimit të fazës çerekfinale të Champions Leagues. Kështu Paris Saint Germain arriti të përmbys avantazhin e katalanasve që arriti javën e shkuar pikërisht në shtëpinë e francezëve në “Parc de Pricens”.
3-2 kishte fituar takimin skuadra e Xavit, por u mund në këtë ndeshje të dytë, pikërisht në Barcelonë me shifrat 1-3, duke e çuar rezultatin e përgjithshë, 5-4 në favor të djemve të Luis Enriques.
Pas golit të Raphinës që në minutën e 12-të, Barcelona ishte e pafat pasi në minutën e 29-të mbeti me një lojtarë më pak pas kartonit të kuq që mori Araujo, për një ndërhyrje taktike, por si lojtarë i fundit. Kjo padyshim që ndikoi në ndeshje dhe brenda 45 minutave PSG arriti të barazoi takimin 1-1 në minutën e 40-të sërish me ish-katalanasin Dembele.
Në pjesën e dytë sigurisht që gjërat u bën më të vështira për Bacelonën pasi edhe lodhja fizike bëri të sajën. Vitinha në miniutën e 54-t kaloi në avantazh PSG dhe pak minuta më pas në të 61-tën ishte Mbappe që shndërron në gol një penallti duke i çuar shifrat në 1-3. Ndërkohë fund ylli francez, tashmë thuajse një lojtarë i Realit të Madridit, Kylian Mbappe shënon edhe golin e tij të dytë personal dhe të katërtin për PSG.
Në këtë mënyrë PSG ishte skuadra e pare gjysmëfinaliste e Champions League.
Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermane bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2, duke e zhvlerësuar suksesin 2-1 të “Los Colchoneros” në takimin e parë, në Madrid.
Verdhezinjtë kaluan në epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, por u barazuan në fillim të fraksionit të dytë. Gjithsesi kundërpërgjigjja e vendësve ishte e menjëhershme, me heroin Sabitzer që realizoi dy gola brenda pak minutash, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 4-2.













