Meta: Marrëdhëniet me Kryemadhin janë tronditur fuqishëm!

TIRANË- Kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur në lidhje me marrëdhënien me deputeten Monika Kryemadhi, njëherazi bashkëshortja e tij.

I ftuar në një intervistë në “Opinion”, Meta tha se marrëdhënia politike me Kryemadhin është tronditur fuqishëm që nga periudha që ajo vendosi të djegë mandatet, kur ishte në krye të LSI, sot PL.

“Raporti im politik me të nuk është i mirë. Ajo ka kontribuar deri në momentin kur vendosi të digjte mandatet bashkë me Petrit Vasilin dhe ata 17 të tjerët. Raporti është tronditur thellë për arsye se në politikë bëhen gabime, por ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë. Ti lësh parlamentin një të marri?! Raportet politike kanë pësuar një tronditje të madhe. Ajo është anëtare e Kryesisë dhe deputetet e Fierit, e kam ftuar edhe kur bëra takim në Fier edhe në aktivitetet të tjera dhe nuk ka marrë pjesë kishte angazhime të tjera. Prandaj do i japim fund kësaj gjëje, jo vetëm mes meje dhe Kryemadhit, por dhe në raste të tjera, duke i dhënë fund nepotizmit,” tha Meta.