Cekja i Beratit tregon momentin më të vështirë të jetës kur aksidentoi një person

Sejfulla Myftaraj i njohur si Cekja, ka rrëfyer së fundmi atë që e cilëson si momenti më i vështirë në jetën e tij.

Në një intervistë në “Quo Vadis”, ai ka treguar se në vitin 2003 aksidenton një person dhe se pas atij momenti ka kaluar vështirësi, dhe për një vit nuk doli në televizion. Artisti falenderoi familjen për mbështetjen që i dha gjatë atyre kohëve të “errëta”.

“Kanë qenë dy momentet më të vështira të jetës time, aksidenti ku shtypa një person dhe kur theva këmbën, sidomos aksidenti, më ngeli shumë gjatë në memorie. Shumë e vështirë, gati një vit nuk dola në televizion, kaq keq u fiksova. 2-3 muajt e parë e kisha të vështirë, s’e kaloja dot.

Aksidentin asnjë nuk do ta bëjë. Ishte një gjë, sepse ishe në qendër të vëmendjes, kur erdhën të gjitha televizionet, thosha që nuk kam bërë heroizëm. “O Ceke”, më thanë “Je dikush, ke bërë aksident”. Në momentin kur dhashë intervistën u preka, kishte njerëz dashakeqës që thoshin “Shih çfarë aktori është po bën sikur qan.”