Ngjarje TRONDITËSE! Po rrihte gruan në hyrje të pallatit, burri vret veten sapo pikas policinë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së premtes në Glyfada në Greqi, ku një burrë vrau veten pak pasi kishte dhunuar bashkëshorten e tij.

Mediat greke shkruajnë se burri po rrihte gruan e tij në hyrje të pallatit, teksa po kalonte një patrullë policie. Policia e ka vënë re ngjarjen dhe është ndalur. Burri ka vrapuar drejt pallatit, është futur në banesën e tij, ndërkohë që policia ka qenë në alarm për ta gjetur.

29-vjeçari, i cili dyshohet se ishte nën efektin e drogës, para se të negocionte me policinë, ka qëlluar veten dhe ka gjetur vdekjen.