Një plagosje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Bërdicë të Shkodrës.
I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur Amarildo Gjergji. Sa i përket autorit të dyshuar, ai është identifikuar si Emiljano Gjergji.
Si shkaqet ashtu sikurse rrethanat e kësaj plagosjeje, momentalisht nuk dihen. Mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
