Muaji prill ka nisur me temperatura të larta dhe kështu do vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Sinoptikanja, Lajda Porja thotë se gjatë mesjavës termometri do shënojë temperatura deri në 31 gradë celsius që përkon me motin tipik të qershori. Ajo thotë se mëngjeset do vijojnë të jenë të freskëta duke na “kujtuar” pak a shumë muajin dhe stinën në të cilën jemi, ndërsa mesdita tepër e nxehtë.
“Na pret një tjetër javë fantastike, do të jetë një javë e qëndrueshme pa reshje. Parashikohet të kemi diell, sidomos paraditet, vranësira të lehta dhe kalimtare. Dita e sotme do të jetë kryesisht me mot të kthjellët, pjesa e dytë e ditës sjell vranësira të lehta dhe kalimtare. Temperaturat maksimale sot janë rreth vlerës 28 gradë Celsius. Nëse nuk do të kishim freskët minimalet, pra mëngjeset, do të mendonim se jemi në Qershor me këto temperatura. Nesër do të kemi rritje të temperaturave dhe parashikohet që mesjava, e mërkura dhe e enjtja të shënojë 31 gradë. Janë temperatura tipike të Qershorit, ku mesdita është mjaft e nxehtë, ndërkohë që vlerat minimale mbeten konstante përgjatë kësaj jave, nuk është se presim shumë ndryshim në orët e para të mëngjesit. Presim që deri në fundjavë, moti të jetë i qëndrueshëm e sidomos paraditet të jenë me diell. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta dhe kalimtare përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në zonat malore”.
Edhe pse pjesa e parë e muajit prill pritet të jetë me mot të kthjellët dhe të qëndrueshëm, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për pjesën e dytë të muajit. Sinoptikanja thotë se sinjalet janë që moti do ketë ndryshime në vijim edhe pse temperaturat vijojnë të jenë 6-7 gradë më të larta se ato normale për muajin prill.
“Parashikohet që pjesa e parë e muajit Prill të jetë me mot të qëndrueshëm, moti do të jetë i kthjellët. Ka disa sinjale që në pjesën e dytë të Prillit të kemi ndryshime. Mund të them që temperaturat janë shumë të larta, në disa zona në 6 apo 7 gradë më të larta nga se duhet të jenë përsa i përket vlerave normale që i përkasin Prillit
