Pasi bërtiti për skemat me produksionin,Egla ‘i shfryn’ të gjitha tek çifti

Pak momente më herët produksioni ka ndarë pamjet e një debati të ndodhur mes tre të skualifikuarëve, Eglës, Ilnisës dhe Meritonit.

Duke i ‘bërë bisht’ kështu videos që po qarkullon kudo nëpër rrjet, ku dyshohet se Egla po ‘ulërtet’ me produksionin në dhomën e rrëfimit.

E gjithë këtë ‘mllef’ Egla ka ardhur e ka ‘shfryrë’ tek çifti Ilnisa-Meriton, sidomos me Ilnisën ku janë vënë përballë një debati të ashpër me njëra-tjetrën.

Pjesë nga debati

Egla: Ti je një gjynaf i zotit
Ti je një gabim!

Ilnisa: Kur do dhe ti të të nxjerrësh nga vetja nuk e di domethënë!

Egla: Ti je një gabim, o kalbësirë!
Je e kalbur shpirti! Vjen erë 5 km larg

Meritoni: Qetësohuni. Nata e Kadrit, besimtarë, njerëzit falen, flasin, qetësohen, përtej gjithçkaje.

Ju lutem! Si i rritur po flas.

Egla: Menaxhoje, menaxhoje shpirti, se e ke marr përsipër…