Ra në një pus 16 metra të thellë, djali 2-vjeçar shpëtohet pas 18 orësh

jë djalë dy vjeçar që ra në një pus në Karnataka të Indisë u shpëtua pas një operacioni 18-orësh, i cili filloi rreth orës 18:30 të së mërkurës, pasi fëmija ra në një gropë 16 metra të thellë në fshatin Lachayan. Sipas policisë, fëmija u rrëzua në gropë teksa luante pranë banesës së tij.

Ngjarja është vënë në dukje kur një kalimtar ka dëgjuar të qarat e fëmijës dhe ka lajmëruar menjëherë familjen.

Duke përdorur një ekskavator, autoritetet hapën një gropë të thellë paralelisht me gropën për të lehtësuar shpëtimin. Gjatë operacionit, ekipet e kërkim-shpetimit kishin deklaruar se fëmija do të arrinte brenda pak orësh.