Linjat ndërqytetase në Elbasan drejt falimentimit/ Shoferët: “Nuk kemi punë”

Shoferët e autobusëve të linjave ndërqytetase në Elbasan janë drejt falimentimit. Nga një vëzhgim shihet se autobusët qëndrojnë të boshatisur nga udhetarët . Shoferët shprehen se kjo bën që transporti i tyre mos të mbulojë as 10 %të shërbimeve të nevojshme për automjetin e taksat e shumta.

“Ka rënë puna. E bëjmë se bëjmë një rrugë në ditë”- shprehet një prej shoferëve.

Një tjetër shofer që vjen nga Durrësi shprehet i shqetësuar se çdo ditë bëjnë vetëm një rrugë vajtje-ardhje.

“Dikur me automjete 14 vendëshe bënim nga 3-4 rrugë, sot ka raste që nuk më bie rruga në Elbasan”- thotë një shofer tjetër.

Për drejtuesit e autobusëve këtë problem më së shumti e ka shkaktuar braktisja e vendit nga banorët , por gjithashtu dhe zhvendosja e terminalit larg qendrës së qytetit. Ata shprehen të shqetësuar e tregojnë se detyrohen të largohen jashtë vendit për të fituar të ardhurat e nevojshme që të kryejnë shërbimet automjetit të tyre, ndersa kur kthehen te ardhurat nga transporti jane te pa perfilleshme.

“Shkoj në kurbet, punoj andej që të plotësoj lekët për t’I bërë shërbimet makinës. Punova në Bullgari për t’i blerë gomat e makinës që të vija të punoja prap, por shumë dobët”- shprehet shoferi.

Një shqetësim tjetër për ta janë dhe automjetet që punojnë në të zezë dhe që shpesh herë anashkalohen nga policia dhe pse bëjnë ndalime të rrezikshme në autostradë për të mbledhur udhëtarë.

Nëse para disa vitesh ata kryenin 4 rrugë me autobusin e mbushur me udhëtare, sot zor se kryejnë vetëm një e janë të shumta rastet kur nisen vetëm me një pasagjer.
Nëse situata vijon të mbesë e njejtë ata shprehen se mund të mbetet vetëm nga një autobus në ditë për çdo qytet e pjesa tjetër do vijojë të largohet si pasojë e falimentit.