E pazakontë/ Zbuloi tradhtinë e gruas falë frazës së papagajve, dy zogjtë “thirren” në gjykatë

Dy papagaj si dëshmitarë në gjykatë. Kjo ngjarje ka ndodhur në Turqi. Ka qenë bashkëshorti i tradhtuar që i donte ata në sallën e gjyqit për të dëshmuar kundër gruas së tij, nga e cila kërkoi divorc.

“Burri nuk është në shtëpi, hajde”, ishte fraza që përsëritën dy zogjtë që e bënë burrin të zbulojë tradhtinë e gruas së tij.

Për të konfirmuar rëndësinë e rolit të tyre, një foto, e cila është bërë virale në rrjete sociale, i portretizon ata para institucionit të drejtësisë.