E trishtë! Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD

Ndahet nga jeta Emanuel Heba, ish deputeti i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë në Legjislaturën e parë pluraliste 1991-1992 dhe Legjislaturën 1992- 1996.

Lajmi për ndarje nga jeta të ish-deputetit demokratik e ka dhënë deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Vasili shkruan se Heba ishte një burrë fisnik, intelektual i vërtetë dhe lëvrues i thellë i shkencave veterinare.