Mbahet sot seanca për çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD

TIRANË-Ditën e sotme do të mbahet në Gjykatën e Tiranës seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së së Vulës.

Mësohet se seanca do të nisë në orën 11:00.

Vendimi për kërkesën e çregjistrimit të Bashës u mor nga Këshilli Kombëtar, në korrik të vitit të kaluar.