Shembet ballkoni ku po festonte fitoren, vdes zyrtari i opozitës në Turqi (VIDEO)

Entuziasmi i fitores zgjedhore në një nga bashkitë e Turqisë i ka marrë jetën një prej zyrtarëve kryesore të Partisë Popullore Republikane turke.

Bëhet fjalë për Mehmet Palaz i cili kishte dalë në ballkonin e godinës së partisë ku ai është pjesë së bashku me disa kolegë e simpatizantë, PAS FITOTES QË KISHIN KORRUR NË qytetin e Tavas, me kandidatin Kadir Tatık.
Nga mbingarkesa, ballkoni i katit të dytë është shembur duke shkaktuar vdekjen e Palaz dhe plagosjen e Tatik, të cilët ishin në strukturë.