Momentet e fundit ishte me bashkëshorten dhe doli në ballkon për një cigare. Burri i dha fund jetës, detaje nga ngjarja e rëndë në Elbasan

Detaje të reja për burrin që i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga pallati mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Burime familjare pohuan se nuk kishin dijeni për situatën në të cilën ndodhej ditët e fundit S.Mejdinaj 73 vjeç. Ata kishin konstatuar se ishte i mërzitur, por vetëm kaq.

Mësohet se 73-vjeçari vuante nga një gjendje e rënduar e diabetit dhe pas konsultimit me mjekët ka rezultuar se mund të humbiste gjymtyrët e poshtme. Mendohet se ka kjo arsyeja që ka çuar në rëndim të gjendjes psikologjike të të moshuarit.

Momentet e fundit ai ka qenë nën shoqërinë e bashkëshortes dhe i ka thënë se po dilte të pinte një cigare në ballkon. Por aty krejt papritur ka ndërmarrë vendimin fatal.

Bashkëshortja ndihet në gjendje të rënduar psikologjike dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasi S. M., 73 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike të jetë vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Si pasojë e dëmtimeve të marra 73-vjeçari ka humbur jetën, në vendngjarje.

Grupit hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.